“Balkanweb” ka mundur të sigurojë identitetin e një prej të arrestuarve pas kapjes së një ngarkese me 500 kg kokainë në Zvicër. Ai është Mario Marashi, 33 vjeç, banues prej 10 vitesh në Busto Arsizio në Itali dhe me nënshtetësi italiane prej 2022. Ai mësohet se është kapur në Itali në dhjetor 2023, pas 9 muaj hetime, me qëllim ekstradimin në Zvicër. Si bashkëpunëtor i tij është identifikuar edhe shqiptari tjetër, Ervis Hysa. Ndërkaq janë zbuluar edhe detaje të reja lidhur me këtë operacion, për ngjarje të lidhura me episode.
Episodi 1
Natën midis 2 dhe 3 shtator 2021, në zonën e kontejnerëve në tranzit për procedurat doganore në terminalin e menaxhuar nga Sëissterminal AG në Frenkendorf afër Bazelit, policia zbuloi një kontejner 25 tonësh me kafene, jashtë të cilit kishte një gjurmë kokaine e cila të çonte, përtej binarëve hekurudhor, në një livadh ngjitur dhe në fund në një rrugë të ngushtë, ku mbaronte shtegu. Në kontejner policia arriti të zbulonte vetëm 40 kilogramë kokainë 95% të pastër. Një pjesë e ngarkesës së drogës ishte dukshëm e kamufluar në kafe dhe e marrë tashmë nga trafikantët.
Episodi 2
Disa muaj më vonë, natën e 30 prillit 2022, operatorët e terminalit gjatë një turi kontrolli panë dy persona që endeshi midis kontejnerëve të grumbulluar. Njëri arriti të arratisej përgjatë shinave hekurudhore, tjetri, shqiptari Ervis Hysa, i arrestuar njëherë, pretendonte se po kalonte nëpër Zvicër, se po kërkonte një taksi dhe se kishte vendosur të merrte një rrugë të shkurtër. Meqenëse disa kontejnerë me kafe kishin mbërritur nga Amerika e Jugut më 28 prill, policia zvicerane mendoi se të dy kishin të bënin me një situatë të ngjashme me atë të 40 kilogramëve të shtatorit 2021, një dyshim i saktë, por fatkeq, sepse kontrolli i kontejnerëve nuk rezultoi në gjetje droge, prandaj Hysa u lirua.
Episodi 3
Duke analizuar kamerat e terminalit, në fakt, hetuesit kuptuan se më 28 prill katër persona ishin duke ecur nëpër kontejnerë për një kohë të gjatë, duke kërkuar atë që prisnin dhe e cila megjithatë ishte ngarkuar tashmë në një tren të destinuar për fabrikën “Nesspeso” të firmës së njohur të kafes “Nestle”. Dhe në fakt, pikërisht në këtë magazinë në Romont të Zvicrës, në mbrëmjen e 2 majit 2022, mes thasëve me kafe shfaqet kokainë pothuajse 100% e pastër, që arrin deri në 500 kilogramë.
Në këtë moment “moviola” e kamerave, mes ditëve të dërgesave të shtatorit 2021 dhe prillit 2022, e fut në telashe Mario Marashin, sepse e dokumenton disa herë në një distancë shumë të shkurtër nga terminali, ose në një karburant aty pranë, ose në bordin e një makine që kishte marrë me qira në shoqërinë e Ervis Hysës, i cili ishte arrestuar kur hija e bashkëpunëtorit të tij, Marashi, ishte zhdukur në shina.
Prokuroria Publike e Kantonit të Friburgut e pezulloi hetimin. Por ishte hetimi në Basel-Landschaft që arriti të zgjidhte misterin. Kjo sepse kontejneri kalonte përmes këtij kantoni, më saktë përmes Frenkendorfit, në depon e kompanisë Sëissterminal AG.
Hetuesit kryqëzuan informacionin me atë të gjetur gjatë zbulimit të kokainës në vitin 2021 dhe identifikuan të dyshuarit. Prokuroria Publike e Bazelit ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona. Të paktën dy janë shqiptarë me banim në Lombardi ndërsa njëri, tashmë është ekstraduar në Zvicër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co