Detaje të reja/ Si u realizua aksioni në Zubin Potok që sekuestroi armë e granata

detaje te reja si u realizua aksioni ne zubin potok qe sekuestroi arme e granata
detaje te reja si u realizua aksioni ne zubin potok qe sekuestroi arme e granata

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion në Zubin Potok pas informacioneve inteligjente se disa persona posedojnë armë ilegale.

Si rezultat i aksionit, fillimisht, është identifikuar i dyshuari S.S., ku është bërë kontrollimi i shtëpisë të tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht një pushkë M-48 dhe një granat dore, të cilën e kanë sekuestruar njësia e deminimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë, ku aty është gjetur një armë e shkurtër (revole) e tipit Zoraki me 4 fishek, si dhe janë konfiskuar disa dëshmi që lidhen me rastin.

Por, për të dyshuarin e dytë Elshani thotë se është në arrati.

“Nga incizimet është identifikuar edhe i dyshuari i tretë D.J., të njëjtit i është kontrolluar shtëpia mirëpo nuk është hasur diçka e dyshimtë, D.J. po ashtu nuk është hasur në shtëpi dhe eshte në arrati”, tha ai.

Ndërkohë, është njoftuar se në lidhje me këto veprime është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →