DETAJE/ U ndaluan nga AMP, si punonjësit e policisë abuzonin me detyrën për të përfituar para! Mes të arrestuarve edhe Shefi i Sektorit të Krimit të Organizuar! Aktivitetet e paligjshme ku ishin përfshirë

detaje u ndaluan nga amp si punonjesit e policise abuzonin me detyren per te perfituar para mes te arrestuarve edhe shefi i sektorit te krimit te organizuar aktivitetet e paligjshme ku ishin perfs
detaje u ndaluan nga amp si punonjesit e policise abuzonin me detyren per te perfituar para mes te arrestuarve edhe shefi i sektorit te krimit te organizuar aktivitetet e paligjshme ku ishin perfs








































Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi mbrëmjen e sotme (18 nëntor) 3 punonjës policie, një doganier dhe dy shtetas të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve, por jo vetëm.

Mes të arrestuarve ishte edhe Shefi i Sektorit të Krimit të Organizuarnë DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor”, Alfred Kondi.

Sipas AMP, Kondi dhe 5 të arrestuarit e tjerë ishin përfshirë në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip ML dhe katër aparate celularë

Të arrestuarit:

-Kryekomisar Alfred Kondi, me detyrë Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.

-N / Komisar Xhevit Dine, me detyrë Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim.

-Inspektor Feim Oneja, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.

-Bledar Mustafararaj, me detyrë doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë, i dyshuar për veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

-Ili Muho i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Kleodor Kazo i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →