Detajet/ 15 të vdekur nga zjarri në kompleks në Kinë, çfarë tha kryebashkiaku

detajet 15 te vdekur nga zjarri ne kompleks ne kine cfare tha kryebashkiaku
detajet 15 te vdekur nga zjarri ne kompleks ne kine cfare tha kryebashkiaku

KINË – Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur, pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Kinën lindore, thanë autoritetet lokale.

Pamjet e shpërndara në mediet sociale treguan flakë dhe shtëllunga tymi të zi, që përfshinin disa kate të një rrokaqielli në qytetin Nanjing. Zyrtarët sugjeruan se zjarri filloi në katin e parë të ndërtesës, ku po mbaheshin biçikletat elektrike.

Por shkaku konkret i zjarrit ende është nën hetim. Ndërtesa ndodhet në rrethin Yuhuatai të Nanjing, një qytet me më shumë se tetë milionë banorë, që shtrihet rreth 162 milje (260 km) në veri-perëndim të Shangait. Ekuipazhet e shërbimit të urgjencës u njoftuan fillimisht për zjarrin në orën 04:40 me orën lokale të premten, thanë zyrtarët të shtunën në mëngjes.

Njëzet e pesë makina zjarrfikëse dhe 130 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët. Deri në orën 06:00, zjarri ishte shuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi rreth orës 14:00. Nga 44 personat e lënduar të dërguar në spital për trajtim, njëri është në gjendje kritike dhe një tjetër i plagosur rëndë, thanë zyrtarët.

Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Nanjing, Chen Zhichang u shprehu ngushëllime dhe kërkoi falje për familjet e viktimave. Fotot ajrore të rrokaqiellit të shpërndara të premten pas shuarjes së zjarrit treguan disa banesa në gjatësinë e ndërtesës me ballina të nxira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →