Detajet/ “Ari është gjallë”, nëna heroinë mbrojti foshnjen 9 muajshe nga sulmi terrorist

detajet ari eshte gjalle nena heroine mbrojti foshnjen 9 muajshe nga sulmi terrorist

Kur terroristët qëlluan pa dallim, nëna e re kishte vetëm një qëllim: të mbronte jetën e foshnjës së saj!

Trajnerja e fitnesit Inbar Segev-Vigder, 33 vjeçe, ndodhej në stacionin e tramvajit në Tel Aviv, me djalin e saj të vogël Ari (9 muajsh), qe e mbante në krahë.

Ajo nuk e kishte idenë se dy terroristë të Hamasit, me automatik, do të qëllonin mbi pasagjerët, ata që prisnin dhe të tjerë që zbritën nga një tramvaj.

Dëshmitarët raportojnë se Inbar e mbrojti fëmijën e saj me trupin e saj. Ari është gjallë! Por nëna e tij vdiq në vendin e sulmit. Gjashtë persona të tjerë u vranë bashkë me të dhe 17 u plagosën.

Dy persona që ishin në vendin e ngjarjes e shkëputën foshnjen nga trupi i pajetë i nënës dhe më vonë ia dorëzuan shërbimet e urgjencës.

Burri i Inbar, Yaari Vigder, kishte dëgjuar për sulmin dhe u nis me makinë drejt vendit të krimit. “Pasi kërkova gjithçka, gjeta qenin tonë, i cili gjithashtu ishte qëlluar”, tha ai për gazetën Haaretz.

67d242e1ca1c4ff6007f67d59aa3ed72,eb2d7143
67d242e1ca1c4ff6007f67d59aa3ed72,eb2d7143

Në fillim nuk gjeti asnjë gjurmë të gruas së tij dhe foshnjës së tyre. U nis me makinë për në spitalin më të afërt, ku e gjeti Arin në krahun e një mjeku, “pa asnjë gërvishtje”.

Sipas mediave izraelite, Inbar u martua vitin e kaluar. Foshnja Ari lindi pak para se babai Yaari të dërgohej në Rripin e Gazës si rezervist nga ushtria izraelite. “Ajo ishte dashuria ime më e madhe dhe një nënë e madhe, plot dritë dhe dashuri,” i tha ai Times of Israel.

Ishte një tjetër rezervist i ushtrisë izraelite që eleminoi dy autorët. Lev Kreitman, 35 vjeç, ishte ulur në një restorant pranë vendit të krimit.

B247045f5d4e2c1785a077ae52b24e92,ac2c7e9d
B247045f5d4e2c1785a077ae52b24e92,ac2c7e9d

Ai mbante një armë me vete edhe kur ishte jashtë detyrës. Kur dëgjoi të shtënat, ai vrapoi me shpejtësi dhe pa dy burra duke ikur. I qëlloi, duke vrarë terroristin Mohammad Mesek 19 vjeç, ndërsa plagosi Ahmed Himouni vjeç.

Sipas një raporti në revistën hebraike “Forward”, Kreitmann ishte gjithashtu në festivalin e shkretëtirës ku Hamasi vrau 364 vizitorë dhe mori dhjetëra pengje më 7 tetor të një viti më parë .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →