Detektori metalik zbulon armë të lashta lufte në Poloni

detektori metalik zbulon arme te lashta lufte ne poloni
detektori metalik zbulon arme te lashta lufte ne poloni

Patryk Chmielewski, i vetëshpallur si “Profesor Detektorysta”, dashurinë e tij për gjuetinë e thesarit e ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale. Chmelewski “merr me vete” më shumë se 13 mijë abonentë nga YouTube, teksa përshkon fushat e Polonisë në kërkim të objekteve të lëna pas qindra e mijëra vjet më parë.

Bëhet e ditur se deri më tani, ai ka gjetur monedha, kryqe metalike, madje edhe armë, shkruan yahoonews. Ndërsa së fundmi, me anë të një videoje në YouTube ai ka zbuluar gjetjen e tij më domethënëse. Chimelewski ishte në një fushë në qytetin e Mikulowice kur detektori i tij metalik ka goditur diçka. Pas gërmimit, ai zbuloi copa metali të varrosura në tokë.

Këto gjetje polaku i ka dërguar menjëherë në Zyrën Provinciale për Mbrojtjen e Monumenteve e cila konfirmoi se pjesët ishin autentike. Sipas njoftimit, në gjetje përfshihen parzmore, mbajtëse e helmetë, të cilat i përkisnin një kostumit të lashtë. Arkeologët besojnë se gjetja 400 vjet e vjetër i përkiste Husarëve, një lloj kalorësie në ushtrinë polake.

Ndryshe, armatura e zbuluar pritet të restaurohet. Pas restaurimit, pjesët e saj do të dërgohen në Muzeun e Sandomierz për analiza të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →