Shqiperia

‘’Detyra e policisë, të parandalojë ngjarjet ose të zbardhë në kohë rekord’’,Balla: 3 herë më pak viktima nga krimi këtë vit, 126 ngjarje të parandaluara

detyra e policise te parandaloje ngjarjet ose te zbardhe ne kohe rekordballa 3 here me pak viktima nga krimi kete vit 126 ngjarje te parandaluara
detyra e policise te parandaloje ngjarjet ose te zbardhe ne kohe rekordballa 3 here me pak viktima nga krimi kete vit 126 ngjarje te parandaluara

Ministri i  punëve të brendshme, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në kuvend teksa po zhvillohet seanca e fundit maratonë është shprehur lidhur me punën në policinë e shtetit dhe sigurinë në vend.

Balla tha se duke bërë krahasimet me të dhënat mes 10-vjeçarëve në 2012 kishim 125 viktima nga krimi, ndërkohë që këtë vit kemi 3 herë më pak vetëm 30.

Policia ka për detyrë të parandalojë tha Balla, e nëse s’mundet atëherë të zbardhë në kohë rekord.

Vetëm gjatë vitit të fundit ne kemi 163 ngjarje të parandaluara tha Balla.

Teksa ceku edhe besimin e qytetarëve tek policia ku sipas disa sondazheve nga organizata seriozë ka një rritje të ndjeshme të besimit tek Policia.

Pjesë nga fjala e Ballës:

‘’Ligji i ri në Polici ka dhënë rezultate të mira ne kemi lënë pas thuajse vendet e rajonit tonë, 6 vende më mirë që kemi punuar.

Fakt i pakontestueshëm është ai i cili bën matjet e kriminalitetit dhe sigurisë, krahasimet bëhen me 10-vjeçare aty ku kupton ku qenë dhe ku je, vizioni ynë është  qartë.

Të dashur kolegë në 2012 kishim 125 jetë të humbura nga ngjarje kriminale, vrasje.

Në 2023 shifra më e ulët në 30-vitë vajti në 35, kjo qeveri ka investuar cilëssht në sigurinë e rrugve në Shqipëri.

Të dashur kolegë në 2012 kishim 125 jetë të humbura nga ngjarje kriminale, vrasje

Në 2023 shifra më e ulët në 30-vitë vajti në 35, kjo qeveri ka investuar cilësisht në sigurinë e rrugëve në Shqipëri i mjeteve është dyfishuar, numri i jetëve të humbura në aksidente rrugore është përgjysmuar.

Teksa ka pasur edhe rritje të mjeteve të huaja në vendin tonë.

Solla 2 indikatorë të përmirësimit të sigurisë në vendin tonë, por sfida është e hapur një pjesë e tyre mund të parandalohen një pjesë jo, por ato po hetohen p

Por në vendin tonë gjatë vitit të fundit janë 163 ngjarje të parandaluara

Policia ka për detyrë të parandalojë, nëse s’mundet atëherë të hetojë dhe zbardhë për të pasur edhe besimin e qytetarëve.

Sondazhet e respektuara të agjencive të specializuara dhe këto të fundit tregojnë se 1 në 3 shqiptarë kishin besim, sot mbi 70% kanë besim tek policia e shtetit dhe kjo na jep inkurajim, që të synojmë të bëjmë atë kalimin në një nivel tjetër

Kemi arritur mirë por na duhet më shumë punë kërkojmë mbështetjen tuaj që ti japim policisë së shtetit kësaj uniformë për më shumë energji për më shumë karriere me meritokraci ku fokusi mbetet te lufta kundër narkotikëve, prodhim shpërndarje përfshire edhe trafikimin e qenieve njerëzore ‘’, tha Balla.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts