Bledar Devolli , trajneri i Kukësit komentoi humbjen 1-0 ndaj Tiranës.
“Në momentin tonë më të mirë u ndëshkuam. Kam rastet e mia të dyshimit dhe zhgënjim shumë të madh te rasti i penalltisë. Ata në studio ta shohin siç e pashë unë në telefon. Ne punojmë gjithë javës si ju aty në studio dhe po na ikën djersa kot. Një bravo për djemtë. Ne këto punë e bëjmë me pasion, jo vetëm për lekë, prandaj jam i prekur. Ky është biznesi im, normal që kam keqardhj/
“Kjo është lojë gabimesh, gabuam te rasti i golit. Nuk kam çfarë u them këtyre djemve pasi janë vetëm për një bravo të madhe. Freskuam sulmin, bëmë ndërrimet kokë më kokë. Unë kërkoj nga djemtë që nëse nuk kanë më mundësi të luajnë s’janë mirë fizikisht të më thonë pasi nuk është turp. Të hënën vazhdojmë përsëri punën me të njëjtin impenjim”, tha më tej trajneri i Kukësit.
Mendoni se kaloni Tiranën në Kupë?
“Ka kohë, do të presim lojtarët që do të kthehen. Do të jenë në gjendje më të mirë fizike. Do të mendojmë për ndeshjen e radhës përballë Skënderbeut”.
Finalja e Kupës një ‘fanar’ për ju?
“Këtë se vendos në diskutim pasi e di si janë këto djemtë. Kemi objektiva madhorë të klubit, por edhe personal. Lufta vazhdon do të luajmë edhe ndeshjen e fundit, por se çfarë ndodh nuk e di”.
E takuat arbitrin pas ndeshjes?
“Për çfarë ta takoj? E takova pas ndeshje në fushë, kurse më pas ishte shtetrrethim, por pa merak t’i themi se nuk do t’i bëjmë gjë. Po ashtu do t’i gjej numrin e telefonit”, t
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co