Bota

Dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit, Rama falenderon Nikollën në Kongresin e PS: Shembull kuptimplotë se si duhet të jetë individi i zgjedhur në këtë komunitet

dha doreheqjen nga posti i kryetares se kuvendit rama falenderon nikollen ne kongresin e ps shembull kuptimplote se si duhet te jete individi i zgjedhur ne kete komunitet
dha doreheqjen nga posti i kryetares se kuvendit rama falenderon nikollen ne kongresin e ps shembull kuptimplote se si duhet te jete individi i zgjedhur ne kete komunitet





































Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, ka falënderuar Lindita Nikollën, e cila dha dorëheqje nga posti i kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare pas 3 vitesh.

Rama u shpreh se Nikolla e drejtoi parlamentin në 3 vite jo të lehta, por si gjithmonë duke bërë më të mirën e saj.

Ai shtoi se Lindita Nikolla është shembulli kuptimplotë se si duhet të jetë individi i zgjedhur në këtë komunitet.

“Duhet të ndalem në një moment për përshëndetur dhe falënderuar, Lindita Nikollën.

Lindita shërbeu si kryeparlamentare për tre vite jo të lehta. Bëri më të mirën e saj si gjithmonë.

Me modestinë e një mësuesje të përkushtuar dhe seriozitetin e saj, Lindita është një shembull kuptimplotë se si duhet të jetë individi i zgjedhur në këtë komunitet” tha Rama.

Rama: Ky është një stacion me rëndësi në rrugëtimin e partisë sonë. Jo vetëm sepse sot do të zgjedhim përfaqësuesit në Asamblenë Kombëtare, prej së cilës do të dali edhe Kryesia dhe sekretariati i ri i PS, as sepse sot nis mbjellja e fushës së fitores që do të korrim në zgjedhjet e ardhshme, por sepse sot nis sot natyrshëm edhe projekti i PS 2030, për të cilin një gjeneratë tjetër, nga ata që janë aty në qendër, duhet marrë hap pas hapi me shumë pjesë me shumë peshë me shumë përgjegjësi mbi shpatulla.

Është kjo koha e duhur për të nisur një investim të ri për kapitalin njerëzor të PS, për të punuar jo vetëm për Shqipërinë 2030, por edhe për PS 2030.

Duhet të ndalem në një moment për përshëndetur dhe falënderuar, Lindita Nikollën.

Lindita shërbeu si kryeparlamentare për tre vite jo të lehta. Bëri më të mirën e saj si gjithmonë.

Me modestinë e një mësuesje të përkushtuar dhe seriozitetin e saj, Lindita është një shembull kuptimplotë se si duhet të jetë individi i zgjedhur në këtë komunitet.

Konflikti brutal politik që na ka shoqëruar gjatë qeverisje sonë e  ka kthyer parlamentin në shëmbëlltyrën me çedukuese dhe më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi për të dëgjuar dhe kuptuar se cfarë ndodh, se cfarë mendojnë ata që janë të përfshirë në arenën e saj, si mundësi për të bërë punë të mira bashkë me të tjerat dhe jo për të hedhur helm për të tjerët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts