Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për romancën e vajzës së tij, Lotina me reperin e njohur, Mozzik.
Në një intervistë për Tëvë 1, ai theksoi se në familje dhëndri bëhet si fëmija i dytë.
“E kam takuar, na ka gëzuar, na ka gëzuar edhe ai. Ndryshe është perceptimi nga jashtë. Ne nuk kemi paragjykim”, u shpreh Haziri.
Na ka hyrë një reper tani. Po shkon duke u rritur familja. Ata që i kanë tre vajza, bëhen edhe tre djem. Dhëndri në familje bëhet si fëmija i dytë. Por edhe ata që kanë djem në shtëpi, bëjnë vajza. Në kushte normale, duhet të bëhet anëtar i familjes dhe bëhet anëtar i familjes.
Në një tjetër intervistë për “kojshia SHow”, politikani e ka quajtur reperin dhëndrin e tij të ri, teksa u shpreh se është gëzuar shumë për romancën e tyre.
“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, iu drejtua moderatori.
“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet ta ruajë atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh.
“Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë jam roker! Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin! Kënga është pranë martesës sepse është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e tij. Në punën që bën është shumë i rëndësishëm”, tha politikani
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co