Kosova

“Dhimbje e krenari”, Albin Kurti: Vetëflijimi dhe sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

dhimbje e krenari albin kurti veteflijimi dhe sakrifica e jasharajve eshte epopeja e ushtrise clirimtare te kosoves
dhimbje e krenari albin kurti veteflijimi dhe sakrifica e jasharajve eshte epopeja e ushtrise clirimtare te kosoves

Krerët shtetërorë  në Kosovë kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri Albin Kurti tha se vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së.

“Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë. Me përkulje respekti gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharajve “, tha tutje Kurti”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts