Bota

Dhjetëra banesa e biznese të djegura dhe hektarë me pyje të shkrumbuara! Ky është bilanci i zjarreve në Gjirokastër në 8 muaj

dhjetera banesa e biznese te djegura dhe hektare me pyje te shkrumbuara ky eshte bilanci i zjarreve ne gjirokaster ne 8 muaj





































Rreth 7000 ha shkurre, barëra dhe pyje, 12 banesa të djegura dhe 6 objekte biznesi është bilanci i dëmeve nga zjarri për 2024 në Qarkun e Gjirokastrës.

zjarrii

90% e sipërfaqes së deklaruar si e shkrumbuar nga zjarri, është djegur përgjatë muajve të nxehtë nga zjarrvënës të qëllimshëm, kryesisht për pastrimin e kullotave.

Numri më i lartë i vatrave të zjarrit është shënuar në Bashkinë Gjirokastër me rreth 40 vatra, ndjekur nga Bashkia Tepelenë me 22 vatra zjarri, bashkitë Dropull dhe Përmet me 15 raste zjarrvënieje dhe Bashkia Memaliaj me 10 raste. Në total në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës numërohen 101 raste zjarri.

Shtrirja e saj gjeografike në një terren fushor ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve në një sipërfaqe të konsiderueshme në Bashkinë Dropull ku si pasojë e zjarrit dhe përhapjes së shpejtë të tij shumë banesa dhe fshatra u rrezikuan në situatën më të rëndë të zjarreve përgjatë kësaj vere. Flakët e zjarrit që nisën në fshatin Frashtan në korrik të këtij viti, më pas u përhapën në disa fshatra të tjerë të Dropullit, duke gjetur shtrirje deri në Bashkinë Finiq. Në aksionin disaditor morën pjesë mbi 100 forca zjarrfikëse dhe vullnetarë, si dhe banorë të zonës. Përmasat tragjike të përhapjes së flakëve kërkuan edhe ndëehyrjwn e helikopterëve të FA dhe ndihmën e avionëve të ardhur nga fqinji grek.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 232 mjete zjarrfikëse, 1609 forca zjarfikëse, bashkiake, vullnetarë dhe trupa nga Forcat e Armatosura. Në katër raste të zjarreve masive në operacionin e fikjes së tyre ka ndihmuar dhe helikopteri i FA. Në dy raste nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile kanë ndihmuar avionët e ardhur nga shteti Grek.

Prej janarit 2024 policia e Gjirokastrës ka proceduar 35 raste zjarrvënieje me 1 person të ndaluar, 1 të arrestuar në flagrancë dhe 33 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër nga 10 korriku 2024 deri në 10 gusht janë proceduar 13 vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts