Bota

Dhjetëra militantë sulmojnë rajonin e policisë në Pakistan, vriten 10 oficerë, plagosen 4 të tjerë

dhjetera militante sulmojne rajonin e policise ne pakistan vriten 10 oficere plagosen 4 te tjere
dhjetera militante sulmojne rajonin e policise ne pakistan vriten 10 oficere plagosen 4 te tjere

Të paktën 10 oficerë janë vrarë në një sulm që zgjati disa orë në një stacion policie në Pakistan.

Oficerët humbën jetën pasi më shumë se 30 militantë nisën sulmin në orët e para të së hënës.

Katër të tjerë u plagosën në përplasjen e dhunshme që raportohet se zgjati rreth dy orë e gjysmë, tha shefi i policisë të Khyber Pakhtunkhwa për agjencinë e lajmeve AFP.

Nuk është e qartë se kush qëndron pas sulmit, apo nëse ka lidhje me zgjedhjet që mbahen të enjten në vend.

Ka pasur një rritje të dhunës gjatë javëve të fundit, duke përfshirë një kandidat për Asamblenë Kombëtare që u qëllua për vdekje në një pjesë tjetër të Khyber Pakhtunkhwa të mërkurën e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts