Dhjetëra të vdekur nga rrëzimi i avionit, pasagjerët që arritën të shpëtonin… Detajet nga aksidenti tragjik ajror, 2 fëmijë në mesin e të mbijetuarve

dhjetera te vdekur nga rrezimi i avionit pasagjeret qe arriten te shpetonin detajet nga aksidenti tragjik ajror 2 femije ne mesin e te mbijetuarve








































Të paktën 28 persona raportohet se i kanë mbijetuar aksidentit tragjik ajror, ku një avion që fluturonte nga Azerbajxhani në Rusi u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan.AVION

Në mesin e të mbijetuarve raportohet se ishin dy fëmijë që po marrin kujdes mjekësor në një spital aty pranë. Në bordin e avionit mësoht se ishin 67 persona, 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Avioni i linjës Azerbajxhani Airlines shpërtheu në flakë pasi u përplas në tokë. Të mbijetuarit raportohet se ndodheshin në pjesën e avionit që mbeti e padëmtuar nga rrëzimi.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për nxjerrjen e trupave të viktimave. Azerbajxhani Airlines tha se avioni Embraer 190, me numër fluturimi J2-8243, po fluturonte nga Baku në Grozny, kryeqyteti i rajonit rus të Çeçenisë, por ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km nga Aktau në Kazakistan.

Qyteti është në bregun e kundërt të Detit Kaspik nga Azerbajxhani dhe Rusia. Autoritetet në Kazakistan thanë se një komision qeveritar eshte ngritur për të hetuar ngjarjen tragjike, ndërsa anëtarët e tij u urdhëruan të fluturonin drejt vendit ku ndodhi aksidentit ajror dhe të siguroheshin që familjet e të vdekurve dhe të plagosurve të merrnin ndihmën e nevojshme.

Kazakistani do të bashkëpunojë me Azerbajxhanin për hetimin, tha qeveria.

Mbikëqyrja e aviacionit të Rusisë deklaroi se nga informacionet paraprake piloti kishte vendosur të bënte një ulje emergjente pas një zog u përplas tek avioni.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →