Shqiperia

Dhuli pranon një arsye të humbjes së opozitës në Himarë: Koha për fushatë ishte e pamjaftueshme. Një konstatim dhe për Belerin

dhuli pranon nje arsye te humbjes se opozites ne himare koha per fushate ishte e pamjaftueshme nje konstatim dhe per belerin
dhuli pranon nje arsye te humbjes se opozites ne himare koha per fushate ishte e pamjaftueshme nje konstatim dhe per belerin

Juristi Skerdjan Dhuli, në një lidhje live në News 24 ka pranuar se një nga arsyet e humbjes së opozitës në Himarë ishte dhe fakti që koha ishte e pamjaftueshme për të bërë fushatë, pasi procesi ka qenë tepër i shpejtë.

Dhuli theksoi se duke qenë se koha ishte e pamjaftueshme, edhe puna në terren nga kandidati Petro Gjikuria nuk është bërë dot 100 përqind. Ai tha se Gjikuria ishte një kandidaturë tepër e mirë e kristal. Një kritikë ai pati edhe për Belerin, duke thënë se e ka mik dhe se fitoi në zgjedhje, edhe pse mbi shpinë mbarte disa problematika. Sipas Dhulit, jo gjithmonë fitojnë kandidatët që janë të pastër.

Skerdjan Dhuli: Petro Gjikuria ishte një kandidat i shkëlqyer për kryetar të Bashkisë së Himarës, ishte një qytetar model, që jetën e vet e ka ngritur me meritë e jo me gjoba e taksa të vjedhura. Gjikuria e meritonte të ishte kandidat. A kishte kohë të mjaftueshme? Jo, nuk kishte kohë të mjaftueshme. Procesi zgjedhor ishte shumë flesh dhe në njëfarë mënyre nuk kishte kohë mjaftueshëm për fushatë. Koha e pamjaftueshme i pamundësoi Gjikurias të ishte 100 përqind në terren.

[embedded content]

Duhet thënë se Beleri fitoi duke pasur edhe problematika, që ai vetë i ka pranuar.  Ndërkohë, Petro Gjikuria, që është një figurë kristal e pastër humbi. Nga kjo kuptohet mesazhi që kemi marrë për këto zgjedhje. Dhe Ardit Cikuli kishte cilësi të jashtëzakonshëm në Sarandë humbi, pasi u mblodhën falangat e krimit. Edhe modeli qytetar nuk rezulton gjithmonë fitues, sepse vjen Alket Hyseni me njerëzit e tij e të del fitues.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts