Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur pas vendimit për lirimin e 4 protestuesit të 20 shkurtit.
Ai tha se ditën e djeshme është dorëzuar një kallëzim penal dhe ankimim në AMP në lidhje me punonjësit e policisë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të shoqëruar.
Ai shtoi se efektivët janë identifikuar ndërsa siguroi se përgjegjësia që ata do të mbajnë është penale dhe personale. Bardhi tha se kushdo që ushtron dhunë të kësaj natyre, ka mllef personal dhe shkel ligjin.
“Dje kallëzim penal dhe ankimim në APM,. Secilit prej tyre duhet t’i bëj një paralajmërim publik, dhuna është akt personal dhe ka pasoja personale. Cdo punonjës i veshur me uniformë duhet të zbatojë ligjin.
Secili prej tyre është identifikuar do mbajë përgjegjësi penale dhe personale.
Secili prej tyre janë në moshë të re dhe nuk kanë bërë rezistencë. Janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe në Komisariat. Kur tejkalohet ligji nënkupton që kanë një mllef personal.
Janë tre punonjës, dy të cilët kanë qenë pjesë e shoqërimit dhe një i cili ishte i pranishëm në komisariat”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co