Dhuna në avion, merr fund beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt! Aktorja tërheq padinë ndaj yllit të Hollywood

dhuna ne avion merr fund beteja ligjore mes angelina jolie dhe brad pitt aktorja terheq padine ndaj yllit te hollywood





































Angelina Jolie ka tërhequr zyrtarisht padinë e saj ndaj Brad Pitt në lidhje me incidentin në avion në vitin 2016, ku aktori dyshohet se ushtroi dhunë ndaj yllit të Hollywood dhe fëmijëve të tyre.

angelina jolie

Tërheqja e padisë i jep fund një beteje të gjatë ligjore mes ish-çiftit. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E! News, çështja nuk mund të rikthehet dhe marrëveshja parashikon që secila palë do të përballojë tarifat e shpenzimet e veta ligjore.

Padia u ngrit në prill 2022 nga Angelina Jolie, e cila u identifikua në gjykatë si anonime “Jane Doe”.

Sipas aktores, Brad Pitt e sulmoi fizikisht dhe verbalisht atë, si edhe fëmijët e tyre, duke çuar në “trauma të qëndrueshme fizike dhe mendore”.

Akuzat pasqyrojnë detaje nga një raport i FBI-së që doli pas fluturimit nga Evropa në Los Anxhelos më 14 shtator 2016.

Sipas E! News, gjatë këtij fluturimi, Brad u akuzua se kishte sulmuar Angelina dhe një nga gjashtë fëmijët e tyre, Maddox.

Pas dhunës së pretenduar në avion, Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc më 19 shtator 2016, duke përmendur ditën pas incidentit si datën e ndarjes së tyre.

Ndonëse çifti u shpall ligjërisht beqarë në vitin 2019, ata janë përballur në beteja të vazhdueshm ligjore mbi pronësinë e Chateau Miraval, një vresht dhe një punishte vere në Francë.

Avokati i aktores theksoi dëshirën e saj për një zgjidhje, duke thënë: “Ndërsa Angelina i kërkon sërish Pitt t’i japë fund luftimeve dhe ta vendosë familjen e tyre në një rrugë të qartë drejt shërimit, përveç nëse Pitt tërheq padinë e tij, Angelina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të të marrë provat e nevojshme për të vërtetuar akuzat e tij të gabuara.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →