Me urdhër të Prokurorisë së Milanos, 13 punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar, ndërsa 8 kolegë të tyre janë shkarkuar nga puna, për shkak të dyshimeve se kanë shpërdoruar detyrën.
Të arrestuarit punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria dhe akuzohen për shpërdorim detyre, torturë, keqtrajtim të të burgosurve, lëndim trupor e madje edhe tentativë përdhunimi të një të mituri, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Gjithçka ka nisur që nga fillimi i vitit 2022 dhe çka ka ndihmuar karabinierët në hetime kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co