Detaje të reja rreth ngjarjes së dhunimit të 24-vjeçares, Klea Prenga.
Ngjarja ka ndodhur më datën 6 gusht rreth orës 21:30 te restorant i njohur në Tiranë. Sapo është njoftuar, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me shtetasen Klea Prenga, e cila ishte dëmtuar në fytyrë dhe pretendonte se është sulmuar nga dy motrat Antonela dhe Marinela Berishaj të cilat pasi e kanë goditur me një shishe xhami në fytyrë janë larguar nga ambientet e lokalit.
Menjëherë pas ngjarjes shetasja Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore dhe aty i është marrë deklarim nga policia në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarje.
Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në lokal ku dhunohet 24-vjeçarja dhe i është marrë deklarim të dëmtuarës dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen si dhe janë shpallur në kërkim shtetaset Antonela dhe Marinela Berishaj pasi jane autore të dyshuara për veprën penale të “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co