Dhunoi brutalisht 42-vjeçarin nga Bilishti, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin! Ja dyshimet për ngjarjen (EMRI)

dhunoi brutalisht 42 vjecarin nga bilishti policia identifikon dhe shpall ne kerkim autorin ja dyshimet per ngjarjen emri



































Policia e Tiranës ka identifikuar autorin që një ditë më parë dhunoi brutalisht 42-vjeçarin Rigels Kaso. Mësohet se në kërkim është shpallur 34-vjeçari nga Peshkopia, Bajram Gjeleshi, i cili e ka dhunuar me sende të forta për motive të dobëta.

ambulance

42-vjeçari Kaso ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, madje raportohet se ai ka pësuar vdekje klinike.

Njoftimi: 

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

DESHMIA E FQINJIT

‘’Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendje do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani  po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu.  Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen , pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, nuk na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë , se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer’’

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →