Policia e Korçës ka reagur përmes një komunikate zyrtare lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e 19-qershorit.
Sipas komunikatës në pranga ka rënë një 42-vjeçar i cili goditi oficerin e Policisë duke i shkaktuar dëmtime fizike.
M., 42 vjeç, banues në Korçë, ra në pranga pasi goditi me grushte në fytyrë efektivin e krimit ekonomik, më tej rezultoi se autori ishte në gjendje të dehur.
Teksa 42-vjeçari ka rënë në pranga, materialet kanë kaluar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, arrestuan shtetasin M. M., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi:
Në lagjen nr. 15, Korçë, në një lokal, 42-vjeçari dyshohet në gjendje të dehur, ka goditur me grushte shtetasin J. N., (oficer policie pranë Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë, i cili ndodhej jashtë detyrës) duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co