Shqiperia

Dhunoi të bijën dhe e kanosi me thikë, arrestohet 58-vjeçari në Lushnje

dhunoi te bijen dhe e kanosi me thike arrestohet 58 vjecari ne lushnje
dhunoi te bijen dhe e kanosi me thike arrestohet 58 vjecari ne lushnje

Lushnjë

✅Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Arrestohet në flagrancë 58-vjeçari që ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe e kanosi atë me mjet prerës. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

✅Gjithashtu, kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

Pas njoftimit se një shtetase 19 vjeçe ishte dhunuar fizikisht dhe ishte kanosur për jetën, nga babai i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim Agron Musta, banues në Lushnjë, të cilin Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts