Bota

Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën, policia arreston 47-vjeçarin! Gruaja tenton vetëvrasjen duke konsumuar fotoksinë, përfundon në spital

dhunonte bashkeshorten dhe vajzen policia arreston 47 vjecarin gruaja tenton vetevrasjen duke konsumuar fotoksine perfundon ne spital

































Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar nga policia.

vajze rrembim dhune

Blutë e Tiranës, po ashtu bëjnë të ditur se 47-vjeçari, tashmë i arrestuar ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës së tij.

Burri akuzohet për “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”, ndërsa gruaja ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thote policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts