Kosova

Dhunuan 11-vjeçaren, dënohen me 35 vite burg të akuzuarit! 3 prej tyre të mitur

dhunuan 11 vjecaren denohen me 35 vite burg te akuzuarit 3 prej tyre te mitur
dhunuan 11 vjecaren denohen me 35 vite burg te akuzuarit 3 prej tyre te mitur

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të mitur, ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.



Në rigjykim i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vjetësh.

Tre të miturit janë shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vjetësh secili.

Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata.

I akuzuari E.R  është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar,  ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqesuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts