Në fundin e pjesës së parë, Kristjan Asllani shkëmbeu fanellën me Aleksis Sançezin. Sulmuesi kilian dhe mesfushori i Kombëtares kanë pasur një raport shumë miqësor me njëri-tjetrin, kur Sançez ishte pjesë e zikaltërve.
Ditën e djeshme ai festonte ditëlindjen, pavarësisht se nuk ia doli që të kishte një mbrëmje pozitive në aspektin sportiv.
Megjithatë, rikthimi në fushë ishte një lajm i mirë. Kiliani u aktivizua për 45 minuta dhe trajneri Runjaiç vendosi ta linte në dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë. Megjithatë, ai dha sinjale pozitive në pjesën, duke furnizuar shokët me pasime.
PANORAMASPORT.AL