Di Maria: Largohem pa pengje nga Argjentina, bëra maksimumin për kombëtaren

di maria largohem pa pengje nga argjentina bera maksimumin per kombetaren
di maria largohem pa pengje nga argjentina bera maksimumin per kombetaren

Di Maria largohet nga përfaqësuesja e Argjentinës, pas suksesit në finalen e Kupës së Amerikës. Pas ndeshjes ndaj Kolumbisë, Di Maria la të kuptohet se largohet pa pengje.

“Ishte e shkruar, kështu ishte. Kam ëndërruar për këtë, se do të arrijmë në finale dhe se do të fitojmë. Unë nuk e di çfarë të them. Ka shumë ndjesi, i jam përjetësisht mirënjohës Federatës, më dha gjithçka. Argjentina është dashuria dhe vendi im. Faleminderit.

Duket e lehtë, por është shumë e vështirë. Unë kam jetuar në anën tjetër për 11 vjet dhe ne duhet të insistojmë. Ne donim t’u jepnim këtyre të rinjve më shumë trofe më parë, por nuk ishte e mundur dhe ne duhej të vazhdonim të luftonim, të këmbëngulnim dhe ia dolëm”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →