Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar në Varshavë me nënsekretarin e shtetit të Polonisë, Marek Prawda. Lajçak ka bërë të ditur se në takimin me Prawda kanë diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në “X” emisari i BE-së ka shkruar se i është mirënjohës Polonisë për interesimin për Ballkanin Perëndimor.
“Pata një takim të shkëlqyer me Nënsekretarin e Shtetit të Polonisë, Marek Prawda në Varshavë. I dhashë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në rajon dhe një përditësim mbi gjendjen e lojës në Dialog. Mirënjohës për interesin e Polonisë në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona evropiane”, ka shkruar Lajçak.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co