Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç deklaroi se pret ftesë nga Brukseli, BE: Një takim i nivelit të lartë…

dialogu kosove serbi vucic deklaroi se pret ftese nga brukseli be nje takim i nivelit te larte
dialogu kosove serbi vucic deklaroi se pret ftese nga brukseli be nje takim i nivelit te larte

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian në këto momente nuk po mendohet të caktohet një rund të radhës të takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës mund të thërrasim një dialog të mundshëm të nivelit të lartë”, ka thënë Stano për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Ai iu referua deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që i dha të dielën, e që tha se pret një ftesë nga Brukseli këto ditë e shpreson të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së dinarit.

Me rregulloren e re të BQK-së, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, valuta e vetme për bërje të transaksioneve është euro.

Stano i pyetur për të shpjeguar si e sheh BE-ja e përfaqësuesi i lartë Josep Borrell situatën në Kosovë, ka thënë se “nuk ka çfarë të komentojë më tepër sesa atë që ka thënë Borrell pas takimit me Kurtin e Vuçiçin në Munchen”.

Borrell të shtunën përmes një mesazhi në platformën “X” tha se “stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Rruga drejt saj çon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Borrell.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →