“Diaspora zgjedh Atdheun”- Berisha prezanton platformën dedikuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit: Regjistrohuni dhe gjeni informacione për pjesëmarrjen në votime

diaspora zgjedh atdheun berisha prezanton platformen dedikuar shqiptareve qe jetojne jashte vendit regjistrohuni dhe gjeni informacione per pjesemarrjen ne votime
diaspora zgjedh atdheun berisha prezanton platformen dedikuar shqiptareve qe jetojne jashte vendit regjistrohuni dhe gjeni informacione per pjesemarrjen ne votime








































Kreu i PD-së Sali Berisha, ka prezantuar sot platformën “Diaspora për Atdheun”, ku thotë se është një web në të cilin shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen dhe të gjejnë informacionin e nevojshëm për ushtrimin e të drejtës së tyre të votos në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Berisha: Vota e mbi 1.5 milionë shqiptarëve se sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme, së pari si ushtrim i të drejtës kushtetuese të mohuar në mënyrë antikushtetuese gjer sot, së dyti ka rëndësi për rolin e tyre në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet që ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura dhe është një fat i madh për çdo shqiptar kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut, në Alaskë apo Kepin e Veriut.

Nga Zelanda e re gjer në Kaliforni, kudo që banon të japë kontributin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga diktatura e dytë dhe në disa aspekte edhe më shkatërrimtarja në tërë historinë kombëtare në sensin demografik.

Është përgatitur nga ekspertët tanë, uebin në të cilin aplikon çdo qytetar shqiptar jashtë vendit, regjistrohet për të votuar. Merr çdo informacion dhe është një lehtësi shumë e madhe, për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit që mund të aplikojnë dhe marrin të gjithë informacionin.

Regjistrohen në këtë ueb për të pasur të gjitha lehtësitë që meritojnë për pjesëmarrjen në votime, për ushtrimin e të drejtës së votës, të drejtës kushtetuese të votës.

Natyrisht ky është njëri aspekt i përpjekjes tonë, për të lehtësuar procesin e votimit. Përpjekje të tjera vazhdojnë. Ne jemi në një seri takimesh në vende të ndryshme dhe do të vazhdojmë këto takime intensive si për të bërë fushatë elektorale, po ashtu për ftuar, informuar qytetarët shqiptarë jashtë vendit për mundësinë e ushtrimit të të drejtës së tyre të votës.

Për ne, pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime është e një rëndësie shumë të madhe dhe llogaritim se do të jetë një faktor përcaktues në fitoren e opozitës dhe popullit opozitar në 11 maj 2025.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →