Kurrë asnjë kënaqësi, ose ndoshta një… për Romën. Paulo Dibala i ka befasuar të gjithë të enjten në mbrëmje, kur takoi stafin dhe futbollistët në Trigoria dhe në fund vendosi që të qëndronte.
Përgjigjja negative ndaj ofertës së Al Qadsiah në Arabi dhe postimi “Ciao Roma. Shihemi të dielën” ka tërbuar tifozët verdhekuq. Dibala do të qëndrojë dhe kërkon të kalojë një sezon si protagonist nën hijen e Koloseut. Por cilët janë motivet që e kanë shtyrë Dibalën të qëndrojë në kryeqytetin italian? Tre janë aspektet që e bindën: Dashuria e tifozëve të Romës, të cilët e kanë mbështetur që nga dita e parë. Kërkesa që i bënë disa prej shokëve të skuadrës për të qëndruar dhe një tratativë, që edhe pse do ta mbulonte me para, nuk ishte aq shumë konkrete dhe nuk po e bindte shumë si lojtarin ashtu edhe vetë klubin.
ZGJEDHJE ZEMRE– Një zgjedhje që e bëri me zemër. Argjentinasi është i përfshirë totalisht në projektin e Romës 2 vite më parë dhe ndjen që ende nuk ka dhënë gjithçka për këtë klub, që besoi tek ai. Sigurisht që Arabia nuk e bindur shumë, sepse lojtari do ta shihte veten larg Europës në “mes të shkretëtirës”, me shumë miliona, por jashtë objektivave të mëdha që ai ka. Dibala është vetëm 30 vjeç dhe mendon se ka ende shumë vite në këmbët e tij në futbollin profesionist.
Një tjetër aspekt që e ka kushtëzuar jo pak është bashkëshortja e tij Oriana dhe e ëma Alisia. Nuk ishin shumë entuziaste për këtë zgjedhje. Nga ana tjetër “Joya” nuk donte që ta linte Romën edhe për tifozët dhe shokët e skuadrës që kanë insistuar shumë te Dibala për të ndryshuar mendje. Paredes dhe Sule ishin ata që punuan shumë për ta bindur. Drejtuesit e verdhekuqve do të kishin kursyer një rrogë 9 milionë euro në sezon. Mirëpo problemi ishte që skuadra Al Qadsiah ofroi vetëm 3 milionë euro për kartonin e lojtarit, shumë pak për të shitur një lojtar si ai. Tani që Dibala qëndroi, skuadra do të kërkojë objektiva të mëdha dhe drejtuesit janë duke punuar për të forcuar këtë skuadër që të shohë vetëm nga lart.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co