Bota Kosova

Digjen dy kamionçina në pronësi të shqiptarëve në veri të Kosovës, dëmtohet edhe një makinë. Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme

digjen dy kamioncina ne pronesi te shqiptareve ne veri te kosoves demtohet edhe nje makine ngjarja dyshohet te jete e qellimshme



































Dy kamionçina u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një makinë.

3666

Zjarri ka të ngjarë të ketë qenë i qëllimshëm, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani.

Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

REL-i mësoi se pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi, D.P.

Në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, kanë ndodhur disa incidente të ngjashme këtë vit.

Në fillim të qershorit janë djegur dy makina në vendin e njëjtë ku janë djegur edhe kamionët e fundit, ndërsa në fillim të prillit, një pjesëtari të policisë kufitare të Kosovës i është djegur, po ashtu, vetura.

Në fillim të muajit mars është djegur edhe një restorant në pronësi të Natasha Tomaniçit, ish-zëvendëskryetare e Komunës së Zveçanit.

Ajo dhe autoritetet lokale kanë thënë se dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Në fund të marsit, ndërkaq, është djegur një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviçit, ish-drejtor i Administratës për Sport, Rini dhe Kulturë në Komunën e Leposaviqit.

Radosavleviç ka thënë për REL-in atëkohë se beson se motivi për zjarrvënien ka qenë i natyrës politike.

Gjatë vitit 2023 dhe në fund të vitit 2022, kur ka qenë në proces riregjistrimi i automjeteve me targa të Kosovës në veri, janë djegur disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës) në atë zonë./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts