Një vatër zjarri ka rënë në një magazinë në fshatin Tapizë të Krujës. Nga flakët është rrezikuar seriozisht një banesë, e cila është në pronësi të shtetasit Sali Afmataj. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth mesnatës.
Zjarri ka përfshirë të gjithë magazinën dhe për pasojë janë djegur materiale të ndryshme dhe bazë ushqimore për blegtorinë, por fatmirësisht ndërhyrja në kohe rekord e zjarrfikëses ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve të cilat kërcënonin banesën ngjitur.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak i zjarrit sipas zjarrfikëses dyshohet të jetë bërë luhatjet e energjisë elektrike.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co