“Diktator, jep dorëheqjen!”/ Plas keq mes Elon Musk dhe Maduros, miliarderi fton presidentin në sfidë. Ironitë në rrjet

diktator jep doreheqjen plas keq mes elon musk dhe maduros miliarderi fton presidentin ne sfide ironite ne rrjet
diktator jep doreheqjen plas keq mes elon musk dhe maduros miliarderi fton presidentin ne sfide ironite ne rrjet

Një betejë e re e madhe po shpërthen në internet midis Elon Musk dhe presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, i cili javën e kaluar fitoi zgjedhjet për herë të tretë mes akuzave të rënda për mashtrim. Fillimi u bë nga Musk, i cili nuk humbet asnjë rast për të debatuar me bashkëbiseduesit e tij dhe, ndonjëherë, për t’i sfiduar ata në një raund mundjeje. Duke iu referuar akuzave të bëra në lidhje me zgjedhjet, Musk akuzoi Maduro për “mashtrim masiv elektoral”.

Madje ai ka ripërtërirë postimin e presidentit të Argjentinës, Javier Millay, i cili shkruan: “Maduro shko! Në Venezuelë ata zgjodhën t’i jepnin fund diktaturës komuniste të Nicolás Maduro. Të dhënat tregojnë një fitore dërrmuese të opozitës dhe bota po pret që ju të pranoni humbjen pas vitesh socializmi, mjerimi, kalbjeje dhe vdekjeje”.

Postimet e Musk nuk kaluan pa u vënë re nga vetë Maduro, i cili e quajti miliarderin “një kërcënim për Venezuelën” dhe i bëri thirrje të luftonte. “Mediat sociale po krijojnë një realitet virtual dhe kush e kontrollon realitetin virtual? Armiku ynë i ri i madh, i famshmi Elon Musk”, tha Maduro dhe shtoi: “A doni që ne të luftojmë? Le ta bejme. Elon Musk, jam gati, nuk kam frikë prej teje. Le të luftojmë ku të doni.”.

Musk mori dorezën që i hodhi presidenti i Venezuelës dhe u përgjigj me një fjalë përmes X-it: “Pranoj”. Sa i përket çmimit të betejës, duket se Musk e ka “mashtruar” në favor të tij. Nëse fiton, Maduro duhet të japë dorëheqjen, ka shkruar ai në postimin e tij. Por nëse Maduro fiton, Musk i premton atij një udhëtim falas… në Mars. Por ai kishte edhe postime të tjera provokuese, në të cilat thoshte se Maduro ishte “frikacak” dhe nuk do të hynte në garë, ndërsa kujtoi edhe zënkën e tij të vjetër me Mark Zuckerberg të Facebook-ut, duke shkruar se nëse të dy hyjnë në ring me Maduron për të luftuar “vetëm njëri nga të tre do të dalë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →