“Dilema Kushtetuese III”/ “Dënimet fikse, antikushtetuese”, gjyqtari Kalaja: Kuvendi ende nuk ka marrë masa

dilema kushtetuese iii denimet fikse antikushtetuese gjyqtari kalaja kuvendi ende nuk ka marre masa
dilema kushtetuese iii denimet fikse antikushtetuese gjyqtari kalaja kuvendi ende nuk ka marre masa

Gjyqtari i antikorrupsionit Florian Kalaja, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur rreth botimit të tij më të fundit “Dilemat Kushtetuese III”.

Ai u ndal te çështja e dënimeve fikse në Kodin tonë Penal, duke u shprehur se ka 4 dispozita që dënohen vetëm me burgim të përjetshëm.

Kalaja shpjegoi se dënimet fikse janë të papajtueshme me Kushtetutën, teksa theksoi se Gjykata Kushtetuese i ka shpallur dënimet fikse antikushtetuese, por sërish nuk ka pasur veprim nga Kuvendi për ndryshimin e rrethanës.

“Një çështje konkrete që kam trajtuar në gjykatën e Apelit është çështja e dënimeve fikse në Kodin tonë Penal, bëhet fjalë për burgimin e përjetshëm. Ne kemi 4 dispozita që dënohen vetëm me burgim të përjetshëm, rrëmbimi me pasojë vdekje, shtrëngimi për marrjen e pasurisë me pasojë vdekje, kryengritjen dhe vepra penale të grupeve kriminale ku parashikohet vetëm dënimi me burg të përjetshëm.

Dënimet fikse janë të papajtueshme me Kushtetutën. Të gjithë e dinë që GJK i ka shpallur dënimet fikse antikushtetuese, por sërish nuk kemi veprim nga Kuvendi për ndryshimin e kësaj rrethane në sistem. Kjo është konstatuar si problematikë përballë jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk e ndalojmë as heqjen e dënimit përjetë për bashkëpunëtorët e drejtësisë apriori, edhe pse kjo është një figurë e pranuar në Kodin Penal”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →