Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Mësohet se reshjet kane nisur në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, kryesisht te përqendruara ne fshatin turistik te Dardhës, ne majën e Bigllit.
Reshjet e dëborës nisën me intensitet te ulet dhe nuk kane krijuar problematika ne qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.
Ne 48 orët e fundit ne qarkun e Korçës kane rene ndjeshëm temperaturat te cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës se dimrit. Aktualisht temperaturat ne Dardhë shkojnë 3 gradë celsius, ndërsa reshjet pritet te vazhdojnë edhe gjate natës.