Dinamika e atentatit në Shkodër/ Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasi u sulmuan me breshëri plumbash humbën kontrollin e mjetit, më pas përplasën çiftin e bashkëshortëve. Detajet

dinamika e atentatit ne shkoder hamza lici dhe arlind bushati pasi u sulmuan me bresheri plumbash humben kontrollin e mjetit me pas perplasen ciftin e bashkeshorteve detajet





































Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë kriminale në Shkodër psditen e sotme (30 tetor), nga e cila mbetën viktima Hamza Lici dhe kalimtarja e rastit Flutura Basha, ndërsa u plagosën Arlind Bushati, i cili ishte në makinë me Licin dhe kalimtari Bashkim Basha.

Untitled

Atentati ka ndodhur rreth orës 15:50, në zonën “5 Heronjtë”, në Dobraç të Shkodrës, teksa dyshja Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ishin duke udhëtuar së bashku në një automjet tip “Benz”.

Këta të dy, u sulmuan me armë zjarri nga një automjet tjetër në lëvizje, duke lënë kështu viktimë Hamza Licin, ndërsa Arlind Bushati mbeti i plagosur rëndë.

Për shkak të atentatit, automjeti tip “Benz” me të cilën po lëviznin Lici dhe Bushati humbi kontrollin, duke u përplasur kështu me mure, bordura si dhe një motomjet, në të cilën po lëviznin çifti Bashkim dhe Flutura Basha.

Bashkëshortët Basha ishin kalimtarë të rastit, e fatkeqësisht për shkak të përplasjes ka ndërruar jetë Flutura Basha, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Rikujtojmë se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga autoritetet për vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Shkodër, ka denoncuar mbrëmjen e 11 tetorit se është kërcënuar me armë nga persona të paidentifikuar që po lëviznin me motor.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”

Një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →