Dinamika e krimit/ Po shkonte tek banesa e vajzës, sherri mes shqiptarit dhe italianit që çoi në fundin tragjik! Pas vrasjes, të afërm të viktimës tentuan të “rrëmbenin” nga duart e policëve autorin, por…

dinamika e krimit po shkonte tek banesa e vajzes sherri mes shqiptarit dhe italianit qe coi ne fundin tragjik pas vrasjes te aferm te viktimes tentuan te rrembenin nga duart e po

































Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Itali, ku 61-vjeçari shqiptar Ilirjan Minaj u masakrua me thikë teksa po shkonte në apartamentin e të bijës nga fqinji i saj italian.

Ilirjan Minaj2

Ilirjan Minaj është goditur me thikë në kraharor nga 41-vjeçari Riccardo Stefani rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes në Bibbiano, Reggio Emilia.

Viktima kishte shkuar të takonte mbesën, por është përballur me autorin e krimit teksa po ngjiste shkallët e pallatit dhe një ngacmim nga ana e 41-vjeçarit ndaj tij ka çuar fillimisht në një debat mes tyre.

Pas sherrit, Riccardo Stefani raportohet se është futur në banesën e tij, por Ilirjan Minaj, sipas mediave italiane, ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij.

41-vjeçari raportohet se ka hapur derën duke mbajtur një thikë në dorë dhe ka goditur shqiptarin në kraharor.

Ilirjan Manaj ka rënë në tokë duke humbur jetën pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Ndërkohë raportohet se rreth 30 të afërm dhe miq të viktimës, që kishin shkuar në vendngjarje për të qenë pranë vajzës 19-vjeçare të Ilirjan Minajt dhe mbesës së tij, kanë tentuar të marrin autorin nga duart e polcisë.

Por karabinierët kanë arritur të menaxhojnë situatën duke shpëtuar italianin nga të afërmit e 61-vjeçarit. Në vendngjarje është kërkuar një automjet i blinduar, ndërsa për të ruajtur sigurinë u vendos një “kordon” me policinë. Në momentin që Riccardo Stefani është shoqëruar nga karabinierët nga hyrja e ndërtesës në drejtim të makinës së blinduar, kanë shpërthyer turmat e zemrëruar.

Ata kanë goditur xhamat e makinës duke u përpjekur të ngjiteshin në kofano, por policia ka arritur që të largojë autorin nga vendngjarja.

Viktima raportohet se ishte nga Korça dhe prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm të tyre, si edhe ishte rritur edhe vajza 19-vjeçare e çiftit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →