Shqiperia

Dinamika e plotë/ Nga debati te shkëmbimi i plumbave, si u plagosën tre kushërinjtë pas sherrit për tokën, polici hapi zjarr pasi…

dinamika e plote nga debati te shkembimi i plumbave si u plagosen tre kusherinjte pas sherrit per token polici hapi zjarr pasi
dinamika e plote nga debati te shkembimi i plumbave si u plagosen tre kusherinjte pas sherrit per token polici hapi zjarr pasi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, teksa një konflikt pronësie mes kushërinjsh ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Raportohet se Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij ishin duke kryer punime për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila pretendohet edhe nga kushërinjtë e tyre.

[embedded content]

Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur më pas efektivi i Policisë Rrugore Sahit Ahmetaj (Sela), i cili fillimisht ka debatuar me kushërinjtë e tij, njëherazi edhe fqinj.

Debati mes tyre ka agravuar shpejt dhe efektivi i policisë, i cili sipas autoriteteve ishte jashtë shërbimit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Megjithatë plumbat e armës së efektivit nuk kanë mbetur pa përgjigje, pasi kushërinjtë e tij kanë qëlluar po ashtu me armë zjarri.

Për pasojë efektivi i Rrugores ka mbetur i plagosur, ndërsa nga pala tjetër janë plagosur Fatos Sela dhe Adrian Sela.

Të tre janë dërguar në spital për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts