Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar dy goditjet e fundit që ka bërë në merkato, teksa ka afruar dy mbrojtës për të përforcuar prapavijën.
Nëpërmjet njoftimeve në rrjetet sociale, blutë kanë prezantuar Agron Rufatin dhe Antonio Miçon, të cilët do të jenë dy alternativa më shumë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për vijimin e edicionit.
NJOFTIMET E DINAMOS
Agron Rufati vishet blu.
FC Dinamo City njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Agron Rufati.
25-vjeçari i lindur në Zagreb e ka nisur karrierën me ekipin e Dinamos së Zagrebit, për të kaluar më pas me NK Istra, Zorya Lugansk, Academica Clince dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës AP Brera në Maqedoninë e Veriut.
Mirë se vjen Antonio Miço!
FC Dinamo City njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Antonio Miço.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Greqi, karrierën e ka zhvilluar në shtetin helen me ekipe si Panionios, Ergotelis dhe Karmiotissa në Qipro, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës AO Egaleo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co