Një diplomat amerikan është gjetur i vdekur në një hotel në Kiev. Këtë e raporton Ukrainska Pravda, duke cituar burime të zbatimit të ligjit.
Trupi i përfaqësuesit të ambasadës amerikane në Ukrainë u gjet më 25 qershor në një dhomë në hotelin Hilton. Nuk janë konstatuar gjurmë dhune dhe sipas të dhënave fillestare ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në ambasadën në Kiev”, është komenti i shkurtër i përfaqësisë amerikane në kryeqytetin ukrainas.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co