Euro 2024 vazhdon të mbajë tifozët përpara ekranit, duke dhuruar kështu emocione të veçanta. Të gjithë sportëdashësit, kanë mundësi që të ndjekin analizat e detajuara çdo mbrëmje në News 24, në emisionin “Euro 24”, të moderuar nga Trevisa Tufa. I mirënjohuri Shpëtim Duro komentoi formën e disa ekipeve.
“Ka skuadra që kanë patur probleme si kombëtare. Për shembull, Serbia ka lojtarë cilësorë, me futbollistë me emër, por s’kanë rezultate. Ata zhgënjyen sërish, në një grup që mund të bënin më shumë. Ka lojtarë që në pozicionin e tyre luajnë në skuadër, ndërsa në kombëtare nuk aktivizohen në pozicionin e tyre. Tani do të vijë motivimi, faza tjetër do jetë e bukur.
Austria? Merita kryesore është e trajnerit Ragnick” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co