“Disa ulën kokat, ju lanë vetëm”, Basha: Ja kujt i takon merita që PD nuk u shpërbë. Do të ndahet shapi nga sheqeri!

disa ulen kokat ju lane vetem basha ja kujt i takon merita qe pd nuk u shperbe do te ndahet shapi nga sheqeri
disa ulen kokat ju lane vetem basha ja kujt i takon merita qe pd nuk u shperbe do te ndahet shapi nga sheqeri

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec foli për tentativat për shpërbërjen e kësaj partie.

Ai tha se merita e qëndresës së PD i takon demokratëve.

“Ne na bashkon një qëllim: t’i prijmë ndryshimit. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Ata që duan sot ndryshim, janë maxhoranca e njerëzve në Shqipëri. Shumica e njerëzve në Shqipëri. Por në anën tjetër, realiteti politik është i shtrembëruar. Ata që përfaqësojnë pakicën, duan ta mbajnë këtë gjendje. Në këtë gjendje vegjeton, mbijeton shumica e shqiptarëve, një pjesë as mbijetesën, por në këtë gjendje pasurohet një grusht njerëzish.

Emrat dhe fytyrat e tyre i keni parasysh nga mëngjesi deri në darkë. Është e njëjta klikë që nuk e sheh politikën si një mision në shërbim të njerëzve, por e shikon si një biznes për përfitime materiale dhe pushtetarë. Në Shqipëri po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri! PD përben një kërcenim të madh për këtë sistem. Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po ti ndrysesh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet. Mos e merrni si diçka për tu ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur.

Ky ankth dhe kjo frike tregon se i vetmi faktor politik që i tremben është Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë ju them sot, mos ti zhgënjejmë. Ti provojmë ditë për ditë derisa të vija ditë e përballjes, që po, ne jemi e vetmja forca që do ta shndërrojmë këtë dëshirë për ndryshim në një projekt politik.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →