Tekniku i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 0-1 me Egnatian.
“Moment krize por sot nuk e meritonim të humbim ndeshjen se e vendos një karton i kuq. Më e vështirë pastaj me një lojtar më pak, në 10 minuta luajtëm me 4 sulmues dhe kjo është situata. Ne jemi shumë të mërzitur. Në pjesën e parë ishim me mendimin të fitonim ndeshjen se ishim me presion të lartë dhe Egnatia nuk bëri lojë si gjithmonë. Por ky është Skënderbeu për momentin, kemi pak nevojë për kohë. Pastaj ne kemi reaguar mirë, çunat kanë reaguar mirë por erdhi goli në një moment të vështirë.
Egnatia prapë nuk rrezikoi asnjëherë, por erdhi goli në një moment kur ishim mirë dhe ishte e vështirë të reagonim me 10 lojtarë. I provuam të gjitha, ishim me 4 sulmues, me krosime nga Doka, me Shaqen, të fortë në ajër. Por sot kjo ishte maksimumi që mund të bënim. Ndoshta barazimi ishte më i drejtë, nuk ishte Egnatia skuadra më e mirë.
Erdhi goli në momentin që ishim me 10 lojtarë, nuk na shënuan 11 kundër 11. Patjetër mund të shkonte pak më mirë mbrapa por kur ishim me 10 ishte shumë e vështirë, nuk kishim ekuilibër, por ishim me një lojtar më pak.
Kemi besim, lojtarët e vë re që është moment i vështirë, por do të luftojmë si të kalojë momenti. Është shumë e vështirë nga ana psikologjike”, tha Gvozdenoviç .
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co