Pas vizitës së zëvendësministrit të jashtëm rus në Serbi, Aleksandër Grushko, BE dhe SHBA përsërisin thirrjet ndaj Beogradit që të distancohet nga Moska. Brukseli i kërkoi sërish Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, duke ju bashkuar kështu linjës së Bashkimit Europian.
“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale me luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar agresore të Rusisë kundër Ukrainës”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.
Sakaq, Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë se Beogradi nuk duhet t’i ofrojë platformë Rusisë për të promovuar agresionin në Ukrainë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe e gjithë Evropa, kanë interes të madh në rezultatin e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është tejet e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar përballë agresionit të Rusisë”, tha DASH.
Deklaratat erdhën pas vizitës së zëvendësit të lavrov, Grushko, i cili u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë si Daçiç dhe Vulin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co