Shqiperia Sport

Dita e dytë e stërvitjes para Kroacisë, Shqipëria përgatitet intensivisht (VIDEO)

dita e dyte e stervitjes para kroacise shqiperia pergatitet intensivisht video
dita e dyte e stervitjes para kroacise shqiperia pergatitet intensivisht video

Shqipëria ka vijuar sot me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së të mërkurës në Hamburg ndaj Kroacisë, takim ky i vlefshëm për grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë kanë hedhur pas krahëve humbjen me Italinë, me trajnerin Silvinjo që ka kërkuar përqëndrim maksimal në sfidën e radhës.

I dërguari i News 24 në Gjermani, Kristi Sejetllari mësoi se skuadra është stërvitur e plotë dhe se Jasir Asani do të jetë në dispozicion të skuadrës, duke kaluar kështu problemin fizik në këmbën e majtë pas goditjes së marrë ndaj Italisë.

Një lajm i mirë ky, që qetëson disi teknikun, në prag të “betejës” vendimtare ndaj ekipit të Dalic. Shqipëria pritet të bëjë një ose dy ndryshime , në krahasim me atë që pamë në Dortmund, të shtunën e kaluar.

Për t’u theksuar fakti se kundërshtarët tanë të radhës nuk janë përballur asnjëherë me ne, as në ndeshje zyrtare, as në ndeshje miqësore. Takimi do të mbahet të mërkurën në Volksparkstadion dhe do të gjykohet nga Letexie.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts