Kosova ka sot Ditën e Kushtetutës.
Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Dditën e shënuar ndërsa tha se Kushtetuta është udhërrëfyese, dhe se zbatimi i pakompromis i saj ndihmon në procesin tonë integrues euroatlantik.
“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.
Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka deklaruar Osmani.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co