Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës u shpreh se trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne.
Veliaj shkruan se Nënë Tereza është një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin.
“Sot, më 5 Shtator, përkujtojmë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës 🙏🏻, një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin. Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne”, shkruan Veliaj.
Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co