Bota

Dita e Verës/ Berisha mesazh nga Elbasani për zgjedhjet e 11 majit: Shqiptarët optimist për ndryshimin! Ja premtimi im për tre muajt e parë të qeverisjes













































Kreu i PD-së Sali Berisha nga Elbasani ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës, por ka dhënë edhe një mesazh për zgjedhjet e 11 majit.

sali berisha

Sipas Sali Berishës, dita e verës e gjen Elbasanin dhe shqiptarët më optimist dhe më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit.

Berisha edhe njëherë shpalosi disa nga pikat e programit te PD, qe sipas tij nxjerrin shqiptaret nga varferia ekstreme.

“Ju uroj nga zemra këtë festë, më të lashtën dhe më të bukur, festën e ndërrimit të natyrës, festën e shpresës.

Dita e verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimist dhe më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit.

Kjo ditë frymëzon cdo shqiptar që më 11 maj të ndahet ngfa ky regjim që i varfëroi ata deri në palcë. Unë sot nga Elbasani u premtoj shqiptarëve se tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë do të nxjerrë cdo shqiptar nga varfëria ekstreme. Do të kenë një minimum jetik prej 200 euro. Nuk do ketë pensionist që do marrë nën 200 euro, pavarësisht sa e ka sot pensionin, pavarësisht nëse ka apo jo pension, pavarësisht nëse e ka të plotë apo të pjesshëm. Do ketë një rritje 20% të pensioneve, do ketë rrogë minimale jo më pak se 500 euro, do këtë rrogë mesatare 1200 euro. Nuk do ndalim vrapin derisa të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon”, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts