Bota Shqiperia

Dita e Verës/ Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama urojnë shqiptarët për festën tradicionale! Berisha publikon foton nga Elbasani













































Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Screenshot_7

Urimi i Presidentit Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook shoqërohet me foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë.

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” – uroi Presidenti i Republikës.

Edhe kryeministri Rama uroi Ditën e Verës me një videomontazh nga qyteti i Elbasanit.

Ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha ka zgjedhur si urim një foto të tij nga Elbasani, në festat e kaluara. Ai njofton se ditën e sotme do të jetë në këtë qytet me rastin e Ditës së Verës, por do të zhvillojë edhe disa aktivitete politike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts