Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Spiropali: Homazh për miliona jetë të këputura në mes

dita evropiane e perkujtimit te viktimave te regjimeve totalitare spiropali homazh per miliona jete te keputura ne mes
dita evropiane e perkujtimit te viktimave te regjimeve totalitare spiropali homazh per miliona jete te keputura ne mes

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti sot në veprimtarinë “Porto Palermo tjetër-nga kamp, në përkujtim”, organizuar me rastin e Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.

Spiropali u shpreh se, “23 gushti është shënjuar nga Parlamenti Evropian si Dita e Kujtesës Evropiane për viktimat e komunizmit dhe fashizmit. Një ditë homazhi e kujtese për ato dhjetëra miliona jetë njerëzore të këputura në mes. Ato drama e tragjedi personale të të gjithë shoqërisë njerëzore të shkaktuara nga këto dy skaje ekstreme të regjimeve dhe ideologjive. Dy skaje të së njëjtës humnerë. Dy anë të së njëjtës monedhë kriminale siç ishin nazi-fashizmi dhe komunizmi”.

[embedded content]

“Shpesh këshillohet se për të ecur përpara nuk duhet kthyer koka pas. Po aq shpesh thuhet dhe e kundërta. Që të kesh siguri dhe garanci për të mos u përsëritur e liga në të ardhmen një sy duhet mbajtur gjithherë nga e shkuara. Çfarë harrohet rrezikohet të ripërsëritet”, tha Spiropali.

[embedded content]

“Ka vetëm 3 dekada e pak që Shqipëria u nda nga diktatura komuniste. Foshnjet e lindura në atë kufi thyerje të historisë tashmë janë prindër e prindërit e tyre janë gjyshër nipash e mbesash. Është shumë e vështirë t’i shpjegohet fëmijës së sotëm se çfarë ishte burgu i ndërgjegjes. Se çfarë peshe kishte dera e qelisë. Sa e errët ishte humbella e galerisë ku punohej skllavërisht. Se çfarë makthi ishin telat me gjemba, apo sa vriste plumbi që qëllonte në emër të ideologjisë që ndanë shqiptarin nga shqiptari, nënën nga biri, motrën nga vëllai, fqinjin nga fqinji. Që i ndante me barriera frike e urrejtjeje, refuzimi e mohimi”, u shpreh Spiropali.

Kryeparlamentarja tha se, 3 dekada janë një kohë shumë e gjatë për individin, por janë pak në jetën historike të një kombi.

“Edhe atëherë kur jeta e sjell që të prekësh pak histori para syve si këtu që bëhet edhe më dramatike ndoshta pikërisht për shkak të kontrasteve të hatashme. Porto Palermo, kjo perlë e bregut tonë, dukej si zgjedhja më djallëzore për të detyruar bashkëjetesën e mrekullisë me diell, det dhe mal dhe makthin me të cilin pushtuesit dhe sunduesit e këtij vendi mbyllnin, izolonin e rrekeshin të shtypnin e shuanin kundërshtarët e tyre”, u shpreh ndër të tjera Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →